Profecitė e Biblės 2

Pyetje dhe përgjigje nga Bibla

A egzistojnë sot Kisha te vërteta?Po besimtarë të vërtetë? Në qoftë se jeni penduar nga mëkatet jeni rilindur dhe do të shkoni në Kishë për adhurimin e Perëndisë, rritjen në besim, inkurajim...gaboheni rëndë sepse atje ju presin ujqërit e veshur si dele!Sot Kishat janë të mbushura me hipokritë.Edhe në vitet e para të Krishtërimit egzistonin edhe besimtarë të korruptuar por ndryshimi sot është se Kishat drejtohen nga njerëz të korruptuar që predikojnë jo atë Jezus të varfër që nuk kishte prona dhe pasuri por Ungjillin e Prosperitetit dhe kontrollohen nga errësira.Ne qofte se gjërat i shikojmë më thellë do të kuptojmë se në vënd që Kisha të predikojë Ungjillin,ajo po e bllokon atë duke persekutuar dhe izoluar të gjithë ata besimtarë të vërtetë që kanë mohuar cdo gjë për emrin e Jezusit.Në vitet e para të Krishtërimit në Perandorinë Romake u vranë dhe u burgosën miliona të krishterë,megjithatë djalli nuk mundi të ndalonte predikimin e Ungjillit.Këtij qellimi ja arriti duke perdorur mësuesit e rremë të cilët janë shkaktarë për këtë gjëndje të mjerueshme në të cilën gjenden Kishat  deri në ditët e sotme.Apostulli Pal e kishte parashikuar këtë gjë:"29 Unë e di se pasi të shkoj unë, mes jush do të hyjnë ujq grabitqarë, të cilët s’do ta kursejnë grigjën. 30 Po edhe mes jush do të ngrihen disa njerëz, të cilët do të shtrijnë mësime të rreme për të tërhequr pas vetes nxënësit. 31Prandaj rrini zgjuar e mos harroni se për tri vjet, pa pushuar as natë as ditë, me lot për faqe, jam munduar ta mësoj secilin prej jush.33 Nuk dëshirova as argjend, as ar as petka prej askujt. 34 Ju vetë e dini se për nevoja të mia e të shoqëruesve të mi kanë fituar këto duar të mia(Pali ndryshe nga Pastorët sot,paralelisht me predikimin e Ungjillit punonte). 35 Në çdo pikëpamje ju tregova me shembull se duke punuar kështu, duhet t’u ndihmohet të paaftëve, duke na rënë në mend fjalët e Jezusit Zot: ‘Më i lum është ai që jep se ai që merr." Veprat e Apostujve 20                   C farë është Kisha e Jezusit?Institucioni ku besimtarët mblidhen për të adhuruar Perëndinë?                                                                   Në letrën e Efesianëve(kapitulli 5) thuhet se Kisha është nusja e Krishtit:"25 Ju, burra, t’i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të, 26 që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës, 27 që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të ti-llë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme".Në Ungjillin e Gjonit(kapitulli 3) Jezusi thotë:"Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë''.              4 Nikodemi i tha: ''Po si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?''. 5 Jezusi u përgjigj: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë".Nëse Fryma e Perëndisë banon në ju, ju nuk jeni më në mish, por në Frymë. Por në qoftë se ndokush nuk ka Frymën e Krishtit, ai nuk i përket atij.  Romakëve 8:9   Besimtarët që shkojnë në Kishat  Katolike,Ortodokse,Ungjillore etj.,nuk e kanë Frymën e Perëndisë prandaj nuk janë Kisha e Saj. Me fjalë të tjera të shpëtuar janë vetëm ata në të cilët banon Fryma e Perëndisë.Ata janë Kisha e Jezusit.Prandaj n.q.se nuk e ke pranuar Jezusin si shpëtimtarin tënd personal kërkoje atë Sot.Gjunjëzohu dhe kërkoi Atij që të të falë mëkatet dhe të banojë në shpirtin tënd dhe ti do të rilindësh dhe do të jeshë një krijesë e re.

A duhet të jetë një grua pastore ose mësuese në Kishë?

                                      "Gratë tuaja të heshtin në Kishë, sepse nuk u lejohet të flasin, por duhet të nënshtrohen, sikurse thotë edhe Ligji(bëhet fjalë për Ligjin e Moisiut). 35 Dhe në qoftë se duan të mësojnë ndonjë gjë, le të pyesin burrat e tyre në shtëpi, sepse është e turpshme për gratë të flasin në Kishë"1Korintasve14:34,35.Ka shumë kundërshtime në këtë pikëpamje nga profetë të rremë te cilët thonë se në këto vargje bëhet fjalë vetëm për gratë llafazane të Kishës në Korint të cilat duhet të heshtnin gjatë predikimit,por Pali përmend Ligjin e Dhjatës së Vjetër kur të gjithë e dimë se mësuesit e Ligjit dhe priftërinjtë që vinin nga fisi i Levit ishin vetëm burra.Kjo nuk është një cështje diskriminimi. Kjo është një cështje e interpretimit biblik.Fjala e Perëndisë thotë: "Një grua duhet të mësojë në heshtje dhe nënshtrim të plotë. Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin; ajo duhet të jetë e heshtur "(1 Timoteut 2: 11-12). Në Kishë, Perëndia cakton role të ndryshme për burrat dhe gratë. Ky është rezultat i mënyres se si njerëzimi u krijua dhe mënyrën në të cilën mëkati hyri në botë (1 Timoteut 2: 13-14).Perëndia, me anë të apostullit Pal, kufizon gratë të shërbejnë në rolet e mesimdhënies dhe të ushtrojnë autoritet shpirtëror mbi burrat.Mësuesit e rremë thonë se ky kufizim ishte për shkak se gratë ishin të paarsimuara në shekullin e parë pas Krishtit,por nëse vetëm të arsimuarit do të ishin kualifikuar për ministrinë, atëherë shumica e dishepujve të Jezuit(Pjetri ishte pa shkollë) nuk do të ishin kualifikuar.Disa mësues të rremë përmëndin emrin e Prisiles si femër që predikonte në Kishë."Ndërkohë në Efes mbërriti një cifut me emrin Apolon....Priscila e Akuila e ftuan dhe ja shpjeguan me më shumë përpikmëri mësimet e krishtera" Veprat18:24,24,26.Eshtë e vërtetë se Priscilla dhe burri i saj i shpjeguan Ungjillin e Jezus Krishtit Apolonit në shtëpinë e tyre.A thotë Bibla se Priscilla predikonte në Kishë apo mësonte publikisht apo u bë udhëheqësja shpirtërore e kuvendit të shënjtorëve në kundërshtim me ato që thuhen në vargjet e 1 Timoteut 2: 11-14.? Jo , Priscilla nuk ishte e përfshirë në aktivitetin e shërbesës për të predikuar dhe mësuar në Kishë.Në letrën e Romakëve 16 thuhet:1 Dhe unë po jua rekomandoj Febën, motrën tonë, që është dhjake e Kishës që ndodhet në Kenkrea,

2 që ta pranoni në Zotin, sikurse u ka hije shënjtorëve, dhe ta ndihmoni në cdo gjë që të ketë nevojë nga ju, sepse edhe ajo ka ndihmuar shumë veta, edhe mua vetë.
3 U b
ëni të fala Priscilës dhe Akuilës, bashkëpunëtor
ë te mi në Krishtin Jezus,
4 t
ë cilët për jetën time vunë kokën në rrezik; ata i falënderoj jo vetëm unë, por të gjitha kishat e johebrenjve.
5 I b
ëni të fala edhe Kishës që është në shtëpinë e tyre, të fala edhe Epenetit tim të dashur, i cili është fryti i parë i Akaisë në
 Krishtin. Feba është quajtur një "dhjak" ose shërbëtore në Kishë dhe si me Priscilen, nuk ka asnjë faktë në Shkrimin e Shenjtë për të treguar se Feba është një pastore ose një mësuese në Kishë."Në qoftë se dikush dëshiron të behet peshkop(pastor), dëshiron një punë të mirë."
2 Duhet, pra, që peshkopi të jetë i patëmetë, burrë i nje gruaje të vetme(pra duhet të jetë burrë i nje gruaje të vetme dhe jo grua e një burri të vetëm), të jetë i përmbajtur, i arsyeshëm, i matur, mikpritës, i zoti të mësojë të tjerët...9 dhe ta ruajnë misterin e besimit me ndërgjegje të pastër...8 Gjithashtu dhjakët(këtu flitet për shërbyesit dhe jo për pastorët) duhet të jenë dinjitozë, jo me dy faqe në fjalë, të mos jepen pas verës së tepërt, te mos lakmojnë fitime të paligjshme,9 dhe ta ruajnë misterin e besimit me ndërgjegje te pastër.11 gratë të kenë dinjitet, jo shpifarake, por të përmbajtura dhe besnike në gjithcka"!Timoteut3:1-13. Në Letrën e Timoteut(1 Timoteut 2: 11-14 )tregohet arsyeja pse femrat nuk mund të jenë pastore dhe nuk duhet të mësojnë ose të kenë autoritet mbi burrat. Arsyeja është se "Adami u krijua për herë të parë, më pas Eva. Dhe Adami nuk ishte i mashtruar, ishte gruaja që u mashtrua (vargjet 13-14). Perëndia e krijoi Adamin në fillim dhe pastaj krijoi Evën për të qënë një "ndihmëse" për Adamin. Urdhri i krijimit ka aplikim universal në familje dhe në Kishë(Efesianeve 5: 22-33) .Shumë gra Perendia i ka bekuar të kenë dhuntinë e mikpritjes, mëshirës, mësimdhënies për gratë e tjera(Titus 2:3–5) dhe fëmijët.Gratë në Kishë nuk janë të kufizuara të luten ose të profetizojnë publikisht(1 Korintasve 11: 5), vetëm se nuk u lejohet të ushtrojnë pushtet shpirtëror mbi burrat....shumë gra janë martirizuar për emrin e Jezusit duke u ngjitur më lartë se shumë burra në Mbretërinë e Perëndisë..."1 Gjithashtu dhe ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj, që, edhe nëse disa nuk i binden fjalës, te fitohen pa fjalë, nga sjellja e grave të tyre,2 kur të shohin sjelljen tuaj të dlirë dhe me frikë"1 Pjetri 3:1."22 Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit,23 sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i Kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit.24 Ashtu si Kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t'i nënshtrohen burrave"Efesianëve 5.