Profecitė e Biblės 2

Ruhuni nga profetët e rremë

Shumë sekte kanë dalë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës te cilat sotë janë përhapur në të gjithë botën nga profetët e rremë  si për shembull:Dëshmitarët e Jehovait,Kisha Adventiste e ditës se shtatë,Kisha Baptiste,Kisha e Pendikostisë,Kisha e Mormonëve etj. Ato megjithëse kanë ndryshime në doktrinat e tyre dhe secila thotë se predikon të vërtetën,predikojnë Ungjillin e Prosperitetit dhe i mashtrojnë besimtarët duke thënë se është vullneti i Perëndisë që të jemi të pasur.                                                                                                               Dëshmitarët e Jehovait.Qëllimi i satanit është që të mashtrojë njerëzit se Jezusi është inferior ndaj Perëndisë.Këtë gjë bëjnë edhe dëshmitarët e Jehovait.Ungjilli thotë se Jezusi është udha, e vërteta dhe jeta dhe se askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet Jezusit(Gjoni 14:6).Islami e mohon katekorikisht se Jezusi është Perëndi,Kishat Katolike dhe Ortodokse i drejtojnë njerëzit tek shënjtorët dhe idhujtaria për të zgjidhur problemet e tyre,induistët janë të dhënë pas magjisë dhe idhujtarisë,Sinagogat e Hebrenjve nuk e njohin Dhjaten e Re...dhe kështu me rradhë duke mohuar sakrificën që bëri në kryq Perëndia për të falur mëkatet tona.

që Jezusi është inferior ndaj Perëndisë

Organizata e Dëshmitarëve të Jehovait u themelua në vitin 1879 nga Charles Russel, i cili kishte një biografi që lë vërtetë për të dëshiruar sidomos me rënien e tij të paprecedent në tradhëti bashkëshortore.Rasëll shërbeu si mësuesi dhe udhërrëfyesi për këtë organizatë e cila mësonte se Jezusi u kthye në mënyrë të padukshme ne vitin 1914 gjë që nuk është e vërtetë.Russell pretendonte se Bibla mund të kuptohej vetëm në përputhje me interpretimet e tij. Kjo ishte një masë e rrezikshme pasi ai kontrollonte çfarë ishte shkruar në revistën Kulla e Rojës. Ky lloj pohimi është tipik mes drejtuesve të feve të kultit.Pas vdekjes së Russel-it në 31 tetor të vitit 1916, një avokat nga Missouri me emrin Xhozef Frenklin Radhërford mori presidencën e Shoqërisë Kulla e Rojës e cila njihej si Shoqëria Ndërkombëtare e Studentëve të Biblës. Në vitin 1931 ai e ndryshoi emrin e organizatës për ta quajtur “Dëshmitarët e Jehovait”.Por c farë thotë “teologjia” e Dëshmitarëve të Jehovait:Kur Jezusi më në fund të kthehet fizikisht në tokë, gjë kjo që do të ndodhë në kohën e Betejës së Harmagedonit, Ai do të vendosë mbretërinë e Tij 1000 vjeçare.Gjatë kësaj periudhe 1000 vjeçare, njerëzit do të ringjallen dhe do të kenë një shans të dytë për të marrë shpëtimin e përjetshëm duke ndjekur parimet e Organizatës së Jehovait mbi tokë e njohur si Shoqëria e Biblës dhe Trakteve Kulla e Rojës. Pas mijëvjeçarit, ata që e refuzojnë Perëndinë dhe organizatën e Tij do të asgjësohen, që do të thotë se do të pushojnë së ekzistuari. Pjesa tjetër e Dëshmitarëve të Jehovait që e kanë ndjekur me besnikëri organizatën e Perëndisë mbi tokë do të shpëtohen prej asgjësimit të përjetshëm dhe do të banojnë në Parajsë mbi tokë përgjithmonë.Gjithsesi, parajsa qiellore është një vend për një grup të veçantë prej 144 000 Dëshmitarësh të Jehovait, të vetmit “të rilindur” dhe të vetmit të cilëve u lejohet të marrin darkën e Zotit në shërbimin e tyre të përvitshëm të kësaj darke.Ferri nuk ekziston(Bibla pohon të kundërtën), ai simbolizon varrin dhe vdekjen…, pra ferri s’është tjetër vetëmse vdekja, pra varri ku përfundon njerëzimi si pasojë e mëkateve të Adamit dhe Evës…Nuk besojnë tek shpirti dhe përjetësia e tij…Sipas mësimeve të Dëshmitarëve të Jehovait transfuzioni i gjakut është i ndaluar për çdo lloj shkaku, sepse ai dhunon «ligjet e Perëndisë»,në faktë ata që dhurojnë gjakë janë të bekuar nga Perëndia sepse shpetojnë jetë njerëzish. Secili që ka përcjellur botimet e Dëshmitarëve të Jehovait do të dijë të tregojë për dhjetëra raste të profecive të tyre të parealizuara, për fundin e botës apo për diçka tjetër, që kurrë nuk u përmbushën. Datat e fundit të botës ndërrohen në mësimet e tyre, por më kot… Profecitë mbesin të rreme dhe nuk realizohen kurrë.

Dëshmitarëve të Jehovait

“Kisha e Shenjtorëve të Jezu Krishtit të Ditëve të Fundit”

Mormonët janë një sekt fetar që e kanë origjinën e tyre në Amerikë dhe qendrën në Salt Lake City, Utah (SHBA).Sipas statistikave qe jep Kisha e Mormonëve,Ajo ka 74.000 misionarë dhe 15 milionë anetarë.Grupi u krijua nga Xhozef Smith në vitin 1830.Në vitin 1820 ai tha se pati një vizion në të cilin Perëndia iu shfaq dhe i tha se do të bëhej profet. Disa vite më vonë Smithi pretendoi se iu shfaq një engjëll dhe i tregoi për ekzistencën e disa pllakave të arta mbi të cilat ishte shkruar një mesazh që do ta ndryshonte njerëzimin.Ai tha se e përktheu mesazhin dhe më pas e botoi përkthimin në vitin 1830 në një libër me titullin “Libri i Mormonit”. Smith shkroi edhe dy libra të tjerë me titujt “Perla me vlerë të madhe” dhe “Doktrina dhe Besëlidhjet”. Këto përbëjnë bazën e mësimeve mormone dhe mbahen sikur të kenë të njëjten vlerë si Bibla.Ky profetë i rremë na kujtonë "etërit e shenjtë" të kishës Ortodokse dhe profetin  Muhamed të cilët pretendonin se kishin zbulesa të reja prej Perendisë. Bibla na paralajmëron dhe na thotë se duhet të kemi kujdes para se të besojmë ata që thonë se kanë parë vizionin e një engjëlli i cili sjell një zbulesë të re nga Perëndia.Plani i Perëndisë për shpëtim dhe vullneti i Saj për jetën tonë na jepet mjaft qartë në mësimet e Dhjatës së Re prandaj nuk ka më nevojë për zbulesa të reja. Jezusi tha se në ditët e fundit do të shfaqen shumë profetë të rremë (Mateu 24:4,5,24)."Por,në fakt,nuk ka lajm tjetër të mirë,ka vetëm disa njerëz që dëshirojnë tju ngatërrojnë.Ata duan ta shtrembërojnë lajmin e mirë për Mesinë. Por as ne, e asnjë ëngjëll nga qielli,nuk kemi të drejtë tju sjellim një lajm të mirë në kundërshtim me atë që ju solla unë.Kush bën kështu,qoftë mallkuar,qoftë i ndarë pergjithmonë nga Perëndia!"Galatasve1:7,8.                                                   Në ditët e hershme të mormonizmit pati shumë martesa poligamike.Udhëheqësit e tyre të hershëm thoshin se nuk ishte diçka e keqe për një mormon në qoftë se kishte shumë gra.Mormonët thonë se në qoftë se burri dhe gruaja martohen në një ceremoni të veçantë në një nga Tempujt e tyre atëhere po të vazhdojnë të përpiqen për përsosmërinë, mund të bëhen Perëndi dhe të popullojnë planetin në të cilin do të mbretërojnë duke qenë akoma të martuar edhe në jetën tjetër.Fryma e antikrishtit vepron tek të gjithë ata që thonë se njeriu mund të bëhet Perëndi.Mormonët predikojnë mësimin për të dhjetat,ata thonë se Jezusi shkoi në Amerikë për t’u predikuar izraelitëve që kishin emigruar atje( dhe kështu krijoi kishën në Amerikë) dhe shumë gënjeshtra të tjera....

Kisha Adventiste e ditës së shtatë

Ellen G. White e cila thoshte se kishte "frymën e profecisë" ishte një udhëheqëse e rëndësishme e  Adventistëve.Levizja e Adventistëve besonte se Jezusi do të vinte në Tokë në 1844(prandaj emri i tyre është Advent) dhe përpiqeshin ta vërtetonin këtë nga Libri i Danielit.Megjithëse kjo Profeci nuk u realizua dhe besimtarët u zhgënjyen,herezia amerikane e Adventistëve vazhdon të përhapet kudo edhe në ditët e sotme.Ata besojnë se duhet të zbatojmë urdhërimin për të shtunat në Ligjin e Moisiut.Për ata që predikojnë "të dhjetat","të shtunat",etj.,në qoftë se duan të shpëtohen me Ligjin e Moisiut duhet të zbatojnë të gjitha urdhërimet në Dhjatën e Vjetër gjë që është e pamundur sepse Jezusi u sakrifikua për një Besëlidhje te Re.                                 "Prandaj askush të mos ju japë urdhra festash,hëne të re ose të shtunash,për ushqime dhe pije ...«Mos e merr këtë!Mos e shijo atë!Mos e prek këtë!»Të gjitha këto janë të caktuara për shfrytëzim dhe për ushqim.Prandaj përse lejoni të urdhëroheni nga njerezit?"Kolosianëve 2:16,21,22.                                                    Në këto vargje duket qartë se në Dhjatën e Re nuk ka më festa fetare(sic predikon Ortodoksia dhe Judaizmi) dhe të shtuna(sic predikojnë Adventistët).Gjithashtu në Dhjatën e Re ndryshe nga ato që predikonë Islami nuk është mëkat në qoftë se konsumon mishë derri.