Profecitė e Biblės 2

Kur shkenca përdoret nga satani për rrënimin e besimit!

Darvini “ shkencëtari i madh” që ishte diplomuar për tu bërë prift i Kishës Anglikane.                                                                                                    Darvini lindi në12 shkurt 1809 në  Shrewsbury, Shropshire të Anglisë dhe u pagëzua në Nëntor në kishën St Chad's Church, Shrewsbury.                                       Ai që në fëmijëri bashkë me nënën e tij shkonte te kisha unitarjane. Kur ai ishte vetëm 8 vjec filloi shkollën ditore duke marrë shijen e parë për historinë natyrore.Një ngjarje jo e zakontë ndodhi atë vitë ,nëna e tij vdiq .Pasi studioi në Kolegjin e Krishtit në Cambridge, Darvini u diplomua në 1828,kjo diplomë universitare është hapi i  parë per tu  bërë famulltar i Kishës Anglikane...                                          (lexoni për më tepër  biografine e Darvinit në linkun:http://en.wikipedia.org/wiki/Charles_Darwin).                                             Të gjithë kemi dëgjuar rreth teorisë së evolucionit,të formuar prej Carls Darvinit.Ai e paraqiti këtë teori në librin e tij "Origjina e llojeve", të cilin e botoi në Angli, më 1859.Darvini pretendonte se jeta u krijua rastësisht nga lënda e pajetë dhe se gjallesat ishin krijuar prej njëra-tjetrës.Sot nuk egziston asnjë lloj prove për të mbështetur pretendimin e Darvinit se gjallesat u krijuan duke u zhvilluar nga njëra-tjetra(për shëmbull pretendimi se dikur pinguinët kanë qënë zogjë dhe më vonë humbën aftësinë për të fluturuar është qesharak).Tipari më përcaktues i teorisë së Darvinit është mohimi i ekzistencës së një Krijuesi.                                                                         Cdo teori, që e mohon egzistencën e Perëndisë është teori ateiste. Vargjet e para të Biblës na thonë qartë se Universi u krijua prej Perëndisë e jo prej ndonjë të ashtu-quajturi “shpërthimi të madh”   i cili solli gjithçka në jetë prej asgjësë . Jeta në Tokë nuk është rezultat i miljarda vitesh evolucioni,përkundrazi gjithçka u krijua nga  Perëndia. Përzgjedhja natyrore dhe evolucioni nuk mund të veprojnë në materien kaotike super të nxehtë nga një “shpërthim i madh” dhe është cmenduri të mendojmë se një shimpanze është kushëriri më i afërt i njeriut dhe se ai është një kafshë e evoluar!                        Me luftën në natyrë që pranohej se ekzistonte edhe në natyrën njerëzore, konfliktet në emër të racizmit, fashizmit, komunizmit e imperializmit dhe përpjekjet e popujve të fuqishëm për të shtypur popuj më të dobët kishin veshur tani petkun e “shkencës” .Tashmë ishte bërë e pamundur të  pengoheshin ata që kryenin masakra barbare dhe i nxisnin popujt kundër njëri-tjetrit, ata që i përbuznin të tjerët për shkak të racës së tyre, ata që i mbyllnin bizneset e vogla në emër të konkurrencës, apo ata që refuzonin t'u zgjasnin dorën për ndihmë të varfërve. Arsyeja ishte se ata po vepronin në përputhje me një ligj "shkencor" të natyrës. Ky shpjegim i ri shkencor u bë i njohur si "Darvinizmi Social".                                                    Ndikimi i fortë darvinist u vu re në ideologjinë naziste të Adolf Hitlerit në konceptet “përzgjedhje natyrore”, “çiftëzimi i përzgjedhur” dhe “lufta për mbijetesë mes racave”. Në librin e tij “Mein Kampf”(Beteja ime) Hitleri u frymëzua nga beteja darviniste për mbijetesë dhe nga parimi se fitorja i përket më të fortit. Në vitin 1933, Hitleri shpalli në Nuremberg: “Një racë më e lartë nënshtron një racë më të ulët… një e drejtë që ne e shohim në natyrë dhe që mund të pranohet si e vetmja e drejtë e konceptueshme.”Në bazë të kësaj ideologjie, Hitleri zvarriti botën në dhunë të paparë ndonjëherë. Grupe të ndryshme etnike e politike, sidomos çifutët iu nënshtruan barbarisë mizore dhe masakrave të tmerrshme antinjerëzore. Lufta e Dytë Botërore mori 55 milionë jetë njerëzish. Kjo ishte e djathta darviniane…                                                           E majta është komunizmi që e ka mbrojtur me fanatizëm torinë e Darvinit.Themeluesit e komunizmit Marksi dhe Engelsi e lexuan mirë veprën antihumane të Darvinit “Origjina e llojeve” dhe u mahnitën me qëndrimin e tij materialist, aq i përshtatshëm për sojin e tyre.Tani është e qartë se ekziston një lidhje e pandarë mes teorisë së evolucionit dhe komunizmit, kjo edhe për shkak se komunizmi si ideologji ishte ideologjia më e egër ateiste.Komunistët rusë: Plehanovi, Lenini, Trocki e Stalini ishin në një mendjeje me teorinë e evolucionit.Mao Ce Duni, që vrau me miliona njerëz në Kinë, u shpreh hapur se socializmi kinez është i themeluar mbi teorinë e evolucionit të Darvinit.                                 Një nga pretendimet kryesore të teorisë së evolucionit është bazimi i zhvillimit të gjallesave në "luftën për mbijetesë" në natyrë. Sipas Darvinit, në natyrë bëhet një luftë e pamëshirshme për mbijetesë, një konflikt i pashuar në jetë të jetëve. I forti gjithmonë e mposht të dobtin  dhe kjo bën të mundur zhvillimin. Sipas kësaj teorie në pyll do të mbijetonin kafshët më të forta dhe në shoqëri njerëzit më te fortë! Po a është e vërtetë se në botën tonë i forti mbijeton dhe të tjerët shkojnë drejt zhdukjes?Kjo gjë nuk është e vërtetë sepse egziston Perëndia e cila kujdeset për më të dobtit.Ndryshe nga të zgjedhurit e djallit,të zgjedhurit e Perëndisë janë njerëz shumë të dobët(si Davidi që mundi Goliathin) të cilët jo vetëm që mbijetojnë në xhunglën në të cilën jetojmë,por bejnë që të ndryshojë jeta  e mijëra njerëzve .            

A është feja kundër shkencës?

Ka shumë njerëz që thonë se feja mbetet një nga armiqtë më të fuqishëm të shkencës,të progresit dhe të mendimit të lirë të njeriut.Ata thonë se kisha ka persekutuar shkencëtarët,i ka djegur ata  mbi turrën e druve duke përmendur këtu Xhordano Brunon.E vërteta është se sic e kemi përmëndur në shkrimet e mësipërme të gjitha kishat dhe fetë janë larguar nga doktrina e vërtetë e Jezusit dhe kontrollohen nga satani .Fetë e ndryshme në të kaluarën dhe Sotë kanë nxitur urrejtjen ,dhunën dhe luftën.                                  Islami është një fe luftënxitëse.Kurani përmban mbi 100 vargje që u bëjnë thirrje muslimanëve për luftë me jobesimtarët për hir të sundimit të islamit.          Në Dhjatën e re nuk egziston as edhe një varg i vetëm luftënxitës.Jezusi predikoi dashurinë për armiqtë dhe nuk bëri asgjë për clirimin e Izrailit nga Perandoria Romake.Një i krishterë i vërtetë kurrë nuk duhet të luftojë(as për mbrojtje,as për clirimin e atdheut) sepse atdheu ynë gjendet në qiell dhe se në këtë botë jemi të përkohshëm.Edhe dishepujt e Jezuzit ndjekin të njëjtën linjë,ku rëndësi i jepet clirimit të shpirtit nga mëkati.«Po ju them juve, o miq të mi, të mos keni frikë nga ata që vrasin trupin, por pas kësaj nuk mund të bëjnë asgjë tjetër.Unë do t`ju tregoj prej kujt duhet të keni frikë: druani nga ai që, pasi ka vrarë, ka pushtet të të hedhë në Ferrin e përjetshëm; po, po ju them, nga ai të keni frikë»Luka 12:4,5.Prandaj ata që përmëndin emrin e Xhordano Brunos për të thënë se njerëzit e “Zotit” kanë persekutuar shkencëtarët duhet të shtojnë edhe emrin e Jezusit,sepse priftërinjtë cifutë e vranë atë,ata e dorëzuan te romakët.                                                              Megjithëse shkenca sot ka avancuar shumë,ajo nuk është në gjëndje që nga komponente inorganike të formojë një qelizë të vetme të gjallë,dhe jo më tëpër jetën sic e krijoj Perëndia.Nëpërmjet shkencës njeriu nuk ka për ta parë kurrë Perëndinë sepse dituria njerëzore është zero,është vite pa fundë drite larg krahasuar me zgjuarsinë e Perëndisë.Vetëm të zgjedhurve,njerëzve të dobët Perëndia do tju shfaqet dhe jo shkencëtarëve .«20 Ku është i dituri? Ku është skribi? Ku është debatuesi i kësaj epoke? A nuk e bëri të marrë Perëndia diturinë e kësaj bote? 21 Sepse, duke qenë se nëpërmjet diturisë së Perëndisë bota nuk e njohu Perëndinë me urtinë e vet, Perëndisë i pëlqeu të shpëtojë ata që besojnë nëpërmjet marrëzisë së predikimit..26 Shikoni në fakt thirrjen tuaj, vëllezër, sepse ndër ju ka jo shumë të ditur sipas mishit, jo shumë të fuqishëm, jo shumë fisnikë, 27 por Perëndia ka zgjedhur gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat e dobëta të botës për të turpëruar të fortët; 28 dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat jo fisnike të botës dhe gjërat e përçmuara, edhe gjërat që nuk janë, për të asgjësuar ato që janë, 29 që asnjë mish të mos mburret përpara tij»1Korintasve1.                                               Shkencëtarët jane njerëz dhe ka shkencëtarë që besojnë te Perëndia por ka edhe shkencëtarë që janë ateist.Shkoni te  linku i mëposhtëm për të parë dhjetra shkencëtarë të famshëm që besojnë te Jezusi   https://en.wikipedia.org/wiki/List_of_Christians_in_science_and_technology