Profecitė e Biblės 2

Kujdes nga mësimet e rreme të Epokës së Re

Teoria për egzistenzën e UFO-ve, të alienëve është plotësisht në kundërshtim me doktrinën kristiane.Ne Bibël flitet për ekzistencën e Parajsës dhe të Ferrit por nuk flitet për planete të tjera në të cilat egziston jeta. Nëpërmjet lajmeve të shpeshta që  shfaqen në mediat e të gjithë Botës në filma e dokumentarë të panumërta flitet për alienët , me të vetmin   qëllim që ti bëjnë njerëzit të besojnë që Alienët egzistojnë.                                                                                          Shumë grupe sektare 'New Age'  kryejnë rituale kryesishtë në vënde të hapura (në natyrë), për të komunikuar nëpërmjet telepatisë me alienët  duke e paraqitur shpesh si një çështje shkencore egzistencën e tyre. Ata që besojnë në egzistencën e UFO-ve frymëzohen kryesisht nga teoria naziste e Rajhut të tretë si dhe ajo darviniste e rastësisë,duke thëne  se nuk jemi të vetëm në univers. Edgan Mitchell ish astronaut i NASA-s, thotë se është shumë i bindur se shumë UFO kanë vizituar tokën gjatë karrierës së tij si astronaut. Zyrtarë nga NASA, i hodhën poshtë komentet e tij përsa i përket vizitës së UFO-ve në Tokë.Në një deklaratë, një zyrtar tha: “NASA nuk gjuan UFO-t. Deri më sot nuk ka arritur të gjejë asnjë provë për jetën aliene në këtë planet ose kudotjetër në univers”.                      Në SHBA ka shumë sekte të cilat besojnë në egzistencën e jashtëtokësorëve dhe që përdorin vargje nga Bibla duke i keqinterpretuar ato për të mashtruar mbështetësit e tyre.    Simbolet që kanë sektet e alienëve janë të lidhura   me idhujtari antike ,me magjinë masonerinë dhe satanizmin dhe në shumë prej këtyre organizatave planifikohen vetvrasje masive..për të jetuar në planete të tjera.

Magjia

Magjia është marrëveshje ose bashkëpunim midis magjistarit dhe demonëve(djallit) për t’u shkaktuar njerëzve dëme.Ajo bëhet për të vrarë, për ta çmendur dikë apo për ta sëmurë me sëmundje nga më të ndryshmet, për të ndarë bashkëshortët duke i bërë të urrejnë njëri-tjetrin, për të “lidhur” bashkëshortët  nga njëri-tjetri  ose për dështimin e shtatzanisë, ose për të mos mbetur gruaja shtatzanë, për hemoragji ose ç’rregullim të ciklit menstrual tek gratë, për ta shtyrë personin të kryejë imoralitet, për të përçarë familjen, për torturimin  e personit duke i shkaktuar pagjumësi, largim të oreksit, ankth, hidhërim, dhimbje në trup, për të vrarë dikë apo për ta shtyrë dikë të vrasë veten, për shkatërrimin e të mbjellave apo të bagëtive etj.Gjithashtu mund të bëhet për gjëra të “mira”(fuqitë e errësirës kanë për qëllim që të mashtrojnë njerëzit kur flasin për egzistencën e magjisë së bardhë): për dashuri, për t’i bërë dy persona të duhen me njëri-tjetrin apo për të pasur fat dhe një punë të mirë,ose për të shëruar sëmundje të ndryshme. Magjia është 100% sataniste dhe Bibla e ndalon kryerjen e saj në mënyrë kategorike.« “Kur të kesh hyrë në tokën që Zoti, Hyji yt, mendon të ta japë, ruhu e mos të pëlqejnë punët e poshtra të atyre popujve. 10 As të mos gjendet ndokush ndër ju që ta bëjë të kalojë djali ose vajza e tij nëpër zjarr, që të merret me shorti, me shqyrtim resh, me këqyrje shpatullash, që të bëjë magji, 11 që të shitojë, që të thërrasë shpirtrat e të vdekurve, ose xhindet, ose të kërkojë të vërtetën prej të vdekurve; 12 sepse të gjitha këto i urren Zoti...»Ligji i perterire 18:9-12.                                                                                         «Elimi, magjistari ‑ këtë kuptim ka emri i tij ‑  u mundua ta largojë prokonsullin prej fesë. 9 Atëherë Sauli, që quhet edhe Pal, plot me Shpirt Shenjt, ia nguli sytë 10 dhe i tha: “O njeri plot gënjeshtra e dredhi, bir i djallit, armik i betuar i çdo drejtësie, a nuk do të pushosh së shtrembëruari udhët e drejta të Zotit? 11 Ja, pra, tani dora e Zotit mbi ty: do të verbohesh e deri në urdhrin tjetër, nuk do ta shohësh më dritën e diellit!” Aty për aty ra mbi të terr e errësirë: ecte andej e këndej duke kërkuar t’ia japë ndokush dorën» Veprat e Apostujve 13:8-11...                                                                              Në Shqipëri me magji merren hoxhallarët, yshtarët, fallxhorët dhe parashikuesit të cilët nuk janë gjë tjetër veçse sharlatanë të mëdhenj që mbjellin shkatërrim dhe humbje.Ata kur bejnë magji përdorin  kafshë të ngordhura, kocka, kukulla, buste ose statuja, fotografi, gjilpëra, nyje të lidhura etj. Edhe kinematografia botërore sot është e mbushur me filma për magjin në të cilat shfaqen njerëz me fuqi të mbinatyrshme.

Astrologjia 100% sataniste

Astrologjia është një praktikë okulti e parashikimit të së ardhmes dhe është në kundërshtim të plotë me Fjalën e Perëndisë.Vete rrënjët e astrologjisë gjenden në besimet e lashta pagane dhe në adhurimin e planeteve si Perëndi:«Turma, kur pa ç`kishte bërë Pali, e ngriti zërin duke thënë në gjuhën likaonike: ``Perënditë zbritën ndër ne, në trajtë njeriu``.Dhe e quanin Barnabën Jupiter, Palin Mërkur, sepse ai fliste më shumë.Atëherë prifti i Jupiterit, që e kishte tempullin në hyrje të qytetit të tyre, solli dema me kurora pranë portave dhe donte të ofronte një flijim bashkë me turmën.Por apostujt Barnaba dhe Pal, kur dëgjuan këtë, i grisën rrobat e tyre dhe u turrën në mes të turmës, duke thirrur e duke thënë:``O burra, pse bëni këto gjëra? Edhe ne jemi njerëz me të njëjtën natyrë si ju, dhe po ju shpallim lajmin e mirë, që ju nga këto gjëra të kota të ktheheni te Perëndia e gjallë që ka bërë qiellin, dheun, detin dhe të gjitha gjërat që janë në ta....»Veprat e Apostujve14:11-18.                                       Në Dhjatën e Vjetër flitet për Josinë mbretin e Izrailit,të cilin Perëndia e donte sepse luftoi idhujtarinë. Ai u ngrit kundër izraelitëve të cilët ishin dhënë pas astrologjisë dhe adhuronin perëndi të rreme.«Josia ishte tetë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbajti fronin e tij tridhjetë vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Jedidah, ishte e bija e Adajahut nga Botskathi.Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Zotit dhe vazhdoi tërësisht rrugën e Davidit, atit të tij, duke mos devijuar as më të djathtë as më të majtë...                                                                                                                              Ai zhduku gjithashtu priftërinjtë idhujtarë që mbretërit e Judës kishin caktuar për të djegur temjan në vendet e larta të qyteteve të Judës e në rrethinat e Jeruzalemit, dhe ata që i digjnin temjan Baalit, diellit, hënës, shenjave të zodiakut dhe gjithë ushtrisë së qiellit.E çoi Asherahun nga shtëpia e Zotit jashtë Jeruzalemit në përruan e Kidronit; e dogji pranë përroit Kidron, e bëri hi dhe hirin e tij e hodhi mbi varret e njerëzve të popullit.Shëmbi dhe shtëpitë e homoseksualëve që ndodheshin brënda tempullit të Perëndisë....                 Josia eliminoi edhe mediumët dhe magjistarët, hyjnitë familjare dhe idhujt, si dhe të gjitha shkeljet e neveritshme që shiheshin në vendin e Judës dhe në Jeruzalem, për të zbatuar në praktikë fjalët e ligjit, të shkruara në librin që prifti Hilkiah kishte gjetur në shtëpinë e Zotit»Libri i Dytë i Mbretërve22:1,2dhe23:5,6,7,24.